Këtyre ushqimeve nuk guxoni as erë t'u merrni e lëre më t'i konsumoni

  • E.K /
  • 28 November 2022 - 12:57
Këtyre ushqimeve nuk guxoni as erë t'u merrni e lëre më t'i konsumoni

Hulumtuesit dhe mjekët kanë zbuluar se këto ushqime ultra të përpunuara përmbajnë përqindje të madhe të sheqerit të shtuar që shtojnë rrezikun nga mbipesha, diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

ÇIPSAT

Ekzistojnë çipsa të mirë dhe shumë të dëmshëm. Mendoni se të dëmshëm janë ata që kanë më shumë shije, sepse përmbajnë aromë artificiale, ngjyrë dhe konservas. Pos në deklaratë, kjo kryesisht mund të shihet edhe nga vetë ngjyra e çipsit që nuk është natyrale, kryesisht anon kah e portokallta. Alternativë më e mirë për çipsin e blerë është ai që e përgatitni në shtëpi apo ku shkruan se është organik, më pak kripë e më shumë fibra dhe më pak yndyra të dëmshme. Më i miri është ai nga lakra jeshile.

KEKSË, ËMBËLSIRA DHE TORTA TË MBËSHTJELLA NË PLASTIKË

Me muaj të tërë duken të freskët, e janë plot me sheqer dhe konservans, prandaj edhe zgjatin kaq gjatë. Përgatitja e ëmbëlsirave në shtëpi është opsion më i mirë, sepse pos freskisë reale ka më pak sheqer dhe ëmbëltues të shëndetshëm. Pos kësaj, nëse jetoni në qytet më të madh dhe te shitoret e ushqimeve të shëndetshme mund të blini ëmbëlsira të shëndetshme.

DISA LLOJE TË BUKËS 

Tashmë e dini se duhet të shmangni bukën e bardhë nga mielli i bardhë i përpunuar, e edhe përse në shikim të parë duken të shëndetshme, janë plot me aditiv. Buka është një nga ushqimet ku përbërja dhe lista e përgatitjes ka rëndësi. Preferohet të konsumoni bukën nga kokrra e grurit si dhe pa gluten që nuk përmban aditiv.

PIJET DIETALE

Pos faktit se pije të tilla kanë vlerën zero të vlerave ushqyese, ato përmbajnë shumë përbërës artificial si sakarina dhe sukraloza, që ndërlidhet me dhimbjen e kokës, depresion dhe rrezik të madh për t'u prekur nga diabeti, tipi 2.

(Kosova Sot Online)