Ky lëng magjik e freskon mëlçinë tuaj

  • E.K /
  • 02 December 2022 - 10:57
Ky lëng magjik e freskon mëlçinë tuaj

Kur mëlçia të jetë e mbushur plot me helme, nuk është në gjendje të funksionojë normalisht. Njerëzit nuk e dinë se një mëlçi e pastër është faktor kyç për të gjithë ata që duan të humbin në peshë. Gjatë kohës së festave njerëzit e kanë tepruar me ndonjë gotë shtesë dhe me ushqim, e kjo ka shtuar ndonjë kilogram. Nëse dëshironi që të humbni kilogramët e fituar gjatë festave të fundivitit, duhet ta shijoni këtë recetë krejt natyrale për të pastruar mëlçinë.

MËNYRA E PËRDORIMIT

Konsumoni këtë pije tri herë në ditë në kohëzgjatje prej tri ditësh. Shmangini shujtat e rënda gjatë këtyre ditëve.

PËRBËRËSIT E NEVOJSHËM:

3 limonë, 1 gota majdanoz të copëtuar, 5 shkopinj selino, 6 gota ujë. Udhëzimet: Lëngun e shtrydhur nga limonët, majdanozin dhe selinon nevojitet t'i përzieni bashkë, e më pas shtoni ujë dhe përzieni. Konsumoni nga dy gota, tri herë në ditë në lukth të thatë.

(Kosova Sot Online)