Dieta braziliane: Për një muaj deri 12 kilogramë më pak

  • E.K /
  • 03 December 2022 - 15:30
Dieta braziliane: Për një muaj deri 12 kilogramë më pak

Kjo është një nga dietat e shpejta popullore dhe mundëson humbje të shumë kilogramëve shtesë pa shumë mund.

E HËNË

Kafjalli: banane, portokall, një gotë lëng portokalli të shtrydhur. Zamra: lëng nga portokalli i shtrydhur dhe një rrikë bukë të thekur. Dreka: 100 g peshk të bardhë të zier, 100 g sallatë me perime të papërpunuara sipas dëshirës (për sallatë mund të përdorni ushqime të pasura me fibra për përmirësimin e tretjes). Darka: njëjtë sikurse dreka. Para se të shkoni në shtrat: një gotë lëng portokalli të shtrydhur dhe një rriskë bukë të thekur.

E MARTË

Kafjalli: një vezë të zier, një gotë lëng molle. Zamra: 1 rriskë bukë të thekur, një gotë lëng të mollës. Dreka: 100 g mish të zier, 2 patate të ziera dhe 4 gjethe sallatë të gjelbër. Darka: 200 g peshk të zier, një vezë të zier, sallatë të gjelbër, bizele. Para se të shkoni në shtrat: një gotë lëng molle dhe një rriskë bukë të thekur.

E MËRKURË

Kafjall: një gotë qumësht pa yndyrë dhe një rriskë bukë të thekur Zamra: 100 g djathë pa yndyrë. Dreka: 100 g oriz, 150 g sallatë nga lakra e freskët me salcë prej një limoni dhe një lugë majdanoz të copëtuar. Darka: 100 g mish të zier, katër gjethe sallatë të gjelbër dhe mollë. Para se të shkoni në shtrat: një gotë lëng molle dhe një rriskë bukë të thekur.

E ENJTE

 Kafjalli: një gotë lëng ananasi, 60 g ananas të freskët. Zamra: 1 gotë lëng ananasi dhe bukë të thekur. Dreka: 100 g mish të zier, pak djathë dhe një portokall. Darka: dy patate të ziera, 150 g sallatë nga karota e copëtuar me pak vaj luledielli ose ulliri. Para se të shkoni në shtrat: një gotë lëng ananasi dhe një rriskë bukë të thekur.

E PREMTE

Kafjalli: një gotë lëng molle dhe një rriskë bukë të thekur. Zamra: një mollë dhe një portokall. Dreka: 150 g mish të zier peshku dhe 2 karota të ziere. Darka: një pjatë gjellë me perime dhe pak bukë ose bukë të thekur. Para se të shkoni në shtrat: një gotë lëng portokalli dhe një rriskë bukë të thekur.

E SHTUNË

 Kafjalli: një gotë lëng, një rriskë bukë të thekur. Zamra: 150 g sallatë të zier me panxhar dhe pak vaj bimor. Dreka: një pjatë gjellë e perime, kërpudha ose gjellë me peshk me një rriskë bukë. Darka: 100 g kërpudha të përzhitura dhe 100 g sallatë me perime të papërpunuara. Para se të shkoni në shtrat një gotë lëng molle dhe 2 keksë me gjalpë.

E DIEL

Kafjall: një banane dhe një grusht rrush të thatë pa fara. Zamrra: një gotë lëng karote dhe bukë të thekur. Dreka: 100 g mish të zier, 100 g sallatë nga lakra e freskët, qepë të reja dhe lëngun e një limoni. Darka: një pjatë me perime të freskëta, gjellë me peshk ose kërpudha, 100 g pemë sipas dëshirës dhe katër gjethe sallatë të gjelbër. Para se të shkoni në shtrat: një gotë lëng dhe sy fik të thatë.  

(Kosova Sot Online)