Kjo bimë nuk shëron vetëm plagët -lexoni për çfarë krejt shërben

  • A.P /
  • 04 December 2022 - 09:46
Kjo bimë nuk shëron vetëm plagët -lexoni për çfarë krejt shërben

Bima gjethe delli është bimë shëruese e përhapur në mbarë botën. Rritet në livadhe, derisa gjatësia e saj është e ndryshme. Edhe pse edhe kërcelli i saj është shërues, kryesisht përdoret gjethja e saj. Gjethet duhet të thahen në erë, e shëruese janë vetëm ato gjethe që përmbajnë ngjyrën e gjelbër edhe kur të thahen. Kjo bimë përmban shumë vitamina dhe minerale, si vitamina C dhe K, pastaj taninë, pektinë, holinë, hekur, kalium, kalcium. Falë këtyre substancave aktive, kjo bimë ndikon si antibiotik. Lëngu i freskët i shtrydhur mund të përdoret kundër kollës, bronkitit dhe sëmundjeve të mushkërive.

 

Ndikon mirë edhe te organet për tretje, kështu që sugjerohet për shërimin e diarresë, te inflamacionet e lukthit dhe të thatit në zorrën dymbëdhjetëgishtore. Disa studime pohojnë se ekstraktet e kësaj bime shërojnë hemorroide, .transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Nëse këtë bimë e hidhni në plagë apo në të djegura, gjethet duhet të copëtohen, të thahen dhe të imtësohen. Çaji përgatitet thjesht - një lugë të vogël me gjethe të imtësuara e përzieni me 2dl ujë të vluar dhe e lini të qëndrojë 20 minuta, më pas e pini.

(Kosova Sot Online)