Boronica shëron sëmundjen që së paku një herë secilin prej nesh e ka prekur

  • E.K /
  • 05 December 2022 - 09:24
Boronica shëron sëmundjen që së paku një herë secilin prej nesh e ka prekur

Terapia e vetme e formës së rëndë të parodontopatisë, infeksionit kronik që prek mishin e dhëmbëve dhe eshtrat, deri më tani janë antibiotikët. Mirëpo, shkencëtarët kanë zbuluar se ekstraktet e boronicave kanë efekt të ngjashëm antibakterial dhe kundër inflamacioneve. Dhe kjo nuk është e tëra, siç shkruan revista "Dental tribune international", boronicat e egra janë zëvendësim i mirë për ilaçet kundër parodontopatisë.

Hulumtuesit në një universitet në Kanada kanë testuar efikasitetin e boronicave të egra kundër njërës prej baktereve që ndërlidhet me paradontopatinë. Ata kanë zbuluar se ekstrakti i pasur me polifenole në mënyrë të suksesshme parandalon rritjen e baktereve. Pos kësaj, ekstraktet e boronicave e bllokojnë edhe molekulën që merr pjesë në formimin e inflamacionit.

Efekti kundër inflamacioneve dhe kundër baktereve i boronicave të egra paralajmëron terapi të reja natyrale kundër një gjendjes si kjo. Ata kanë theksuar se aktualisht janë duke punuar në zhvillimin e preparateve të reja për pastrimin e dhëmbëve duke e përshpejtuar kështu shërimin e paradontopatisë.

(Kosova Sot Online)