Uji i ngrohtë, ilaç për shumë sëmundje

  • E.K /
  • 15 December 2022 - 13:04
Uji i ngrohtë, ilaç për shumë sëmundje

Uji i ngrohtë është komponentë kryesore e metabolizmit: të gjitha mineralet dhe mikroelementet të tretura në ujë absorbohen në gjakrrjedhje dhe depërtojnë nëpër secilën qelizë. Te mungesa e ujit shfaqen probleme me metabolizmin, që shkakton shumë sëmundje.

Mjekësia tradicionale dëshmon se disa gota ujë të ngrohtë porsa të jeni zgjuar ndikojnë pozitivisht në organizmin e njeriut. Uji i ngrohtë e pastron stomakun dhe sistemin tretës. Sugjerohet që uji të konsumohet gjysmë ore para secilës shujtë, kurrë gjatë ushqimit, si dhe një orë pas shujtës. Detyrimisht ujin duhet konsumuar para se të shkoni në dush, para se të flini dhe para se të notoni.

(Kosova Sot Online)