Mollët janë të shëndetshme, por nëse i qëroni përgatiteni çajin shërues me lëvore

  • E.K /
  • 16 December 2022 - 10:27
Mollët janë të shëndetshme, por nëse i qëroni përgatiteni çajin shërues me lëvore

Fjala e vjetër se një mollë në ditë e ruan shëndetin nuk ka dalë nga asgjë. Ekspertët kanë analizuar përmbajtjen e kësaj pemës dhe kanë dëshmuar se fitokemikatet e saj janë përbërës që luftojnë tri lloje të kancerit - mushkërive, zorrës së trashë dhe mëlçisë.

Studimi i veçantë ka treguar se të gjithë ata që hanë pesë apo më shumë mollë në javë kanë mushkëri më të shëndetshme se ata që nuk i konsumojnë fare. Mollët e lehtësojnë edhe tretjen e përmbajnë shumë materie që stimulojnë sistemin imun. Mollët janë të pasura me vitamina dhe minerale, acide të mollës dhe limonit dhe është burim natyral për karbohidrate.

ÇAJ NGA LËVORJA E MOLLËS

Studimi i bërë ka treguar se substanca që gjendet në lëvoren e mollës parandalon përhapjen apo edhe i vret qelizat e kancerit. Nevojitet një grusht lëvore të mollëve, 3-4 gota ujë, gjysmë luge kanellë, një lugë mjaltë dhe një lugë lëng limoni. Në enë hidhni përbërësit dhe vloni për 15 minuta.

(Kosova Sot Online)