Pemët që përmbajnë më së paku karbohidrate
Të konsumosh pemë për çdo ditë është një diçka sfiduese, por në bazë të studimeve dhe hulumtimeve të bëra këto ushqime mund të reduktojnë rrezikun për kancer dhe sëmundjet e tjera kronike.
SHALQIRI
Kjo pemë verore ka nivelin më të ulët me karbohidrate, ku përmban vetëm 7.55 g për 100 g shalqi. Po ashtu, përmban shumë vitamina A dhe përmban sasi të madhe të ujit, duke e bërë ushqim me volum të lartë, ju ngop derisa ka pak kalori.
DREDHËZAT
Frutat e malit janë zgjedhje popullore për njerëzit që kanë kujdes konsumimin e karbohidrateve, e dredhëzat përmbajnë më së paku. Për çdo 100 gramë dredhëza, do të merrni vetëm 7.68 g karbohidrate. Po ashtu janë edhe burim për kalium dhe vitamina C. PJEPRI Ky ushqim popullor i shijshëm është i hatashëm për ditët e ngrohta të verës dhe përmban vetëm 8.16 g karbohidrate për 100 gramë. Provoni t'i konsumoni në kombinim me ushqimet të freskëta si lime, mentë dhe ujë.
AVOKADO
Po, avokadot janë pemë dhe relativisht përmbajnë shumë pak karbohidrate. Për çdo 100 gramë avokado, do të merrni një sasi mesatare prej 8.64 gramë karbohidrate. Për më shumë, do t'ju furnizojë me yndyra mono të ngopura, që dihet se janë të shëndetshme për zemër.
NEKTARINA
Një tjetër lloj nga familja e pjeprit, nektarina, vjen me 9.09 gramë karbohidrate për çdo 100 gramë. Po ashtu, është burim për vitamina C si dhe për kalium, një elektrolit ky që ju nevojitet për të ruajtur shtypjen normale të gjakut, ekuilibrin e pH-së dhe për të pasur një metabolizëm të shëndetshëm.
PJESHKA
Të lëngshme dhe të ëmbla, për befasi pjeshka nuk përmban shumë karbohidrate. Në çdo 100 gramë të kësaj peme, do të merrni 9.54 gramë karbohidrate. Për një zamër me pak karbohidrate, shërbejeni me pak djathë apo përgatitni një përzierje lëngej me pjeshkë dhe fruta malesh.
(Kosova Sot Online)