Me sa duket lëngjet e pemëve nuk janë edhe aq të shëndetshme

  • E.K /
  • 17 December 2022 - 09:28
Me sa duket lëngjet e pemëve nuk janë edhe aq të shëndetshme

Lëngjet e pemëve në rastet më të shpeshta konsiderohen të shëndetshëm, por ky është një mashtrim i madh - në to zakonisht ka një grumbull sheqer, e siç kanë konstatuar ekspertët nga Amerika, në rastet e shpeshta janë të rrezikshme për zemër dhe kështu shtojnë rrezikun nga vdekja prej sëmundjeve të zemrës. Ekspertët kanë përcjellë 18 mijë të anketuar për 6 vjet, e më pas ato ishin prezantuar te "American Heart Association".

Ishte konstatuar se te ata që çdo ditë kishin konsumuar më shumë se shtatë decilitra pije të ëmbla, rreziku për të vdekur nga sëmundjet e zemrës ishte dy herë më i madh në krahasim që mesatarisht konsumojnë më pak se tre decilitra. Autorja e studimit Gene Welch thotë se si rezultatet e studimit e vërtetojnë përsëri se sa e rëndësishme dhe sa e rrezikshme është konsumimi i tepërt i sheqerit për organizmin e njeriut. Të dhënat e tyre nuk ndalojnë vetëm te pijet e ëmbla, por edhe te ushqimi i ëmbël. Ata theksojnë se edhe kjo është e rrezikshme, sepse pos ushqimit me sheqer, ushqimi përzihet me atë me yndyrë dhe proteina që e ngadalësojnë organizmin.

(Kosova Sot Online)