Dieta për detoksim dhe lëkurë të shëndetshme

  • E.K /
  • 20 December 2022 - 10:20
Dieta për detoksim dhe lëkurë të shëndetshme

Dieta e quajtur "Bikini" posedon një plan dyjavor që ndihmon të humbni në peshë dhe të dukeni më të shëndetshëm. Plani i ushqimit është përplot me ushqime të freskëta, pemë dhe perime të cilat do ta pastrojnë trupin tuaj. Dieta është e llojllojshme, duke kombinuar ushqimet që mos ju mërziten, përkundrazi do t'ju motivojë që dietën ta mbani deri në fund. Gjellët janë me pak kalori dhe me pak yndyrë, por ju ngopin. Kjo do të thotë se nuk do të konsumoni deri në pafundësi zamra midis shujtave, e shujtat me pak kalori do të thotë se do të humbni në peshë. Kjo dietë detoksuese e organizmit bëhet me ndihmën e ushqimeve verore sezonale, e me ndihmën e saj do të ndaloni për të ndier nevojën për ëmbëlsira dhe yndyra.

Manaferrat dhe peshku i yndyrshëm lëkurës tuaj do t'i japin shkëlqim, e jo vetëm se do të humbni në peshë, por do të dukeni më mirë dhe më të rinj në moshë. Nëse përcaktoheni për këtë dietë nevojitet të pëlqeni pemët dhe perimet, sepse pikërisht kjo dietë mbështetet te ato. Pos çokolatës së zezë dhe ndonjë keksi integral, ëmbëlsira juaj e vetme mund të jenë pemët. Hidratim është aspekt i rëndësishëm i secilës diete të suksesshme, kështu që duhet të pini 2 litra ujë në ditë.

(Kosova Sot Online)