
Lexoni edhe:
'Me kë bën mëkat' thotë Valbona Gjezo
Stresi, mungesa e gjumit, alergjitë, grindjet, helmet në parfumin tuaj, infeksionet… - janë disa nga faktorët që mund të shkaktojnë dhimbjet e kokës. Për fat të mirë, shumë dhimbje të kokës janë të përkohshme dhe mund t'i shëroni pa ilaçet sintetike
ÇAJI NGA XHENXHEFILI
Xhenxhefili lehtëson dhimbjet e kokës, duke parandaluar sintezën e prostaglandinës (përbërës i aminoacideve që shkakton dhimbje në nerva). Xhenxhefili po ashtu ndihmon në largimin e ndjenjës së mundimeve që shpeshherë i përcjellë dhimbjet e kokës. Përgatitni çaj,transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, duke copëtuar 2-3 cm rrënjë xhenxhefili dhe e përzieni me dy gota ujë të vluar. E mbuloni dhe e lini të qëndrojë për 30 minuta.
'Me kë bën mëkat' thotë Valbona GjezoLexoni edhe:
ÇAJI NGA KAMOMILI
Kamomili përmban përbërës, që ndihmojnë në zbutjen e dhimbjeve dhe relakson. Qesen e çajit e përzieni me ujë të vluar dhe e lini për dhjetë minuta. Sipas nevojës e ëmbëltoni me mjaltë. Çajin e pini ngadalë dhe rrini të qetë.
MAGNEZI
Studimet kanë treguar se si dhimbjet mund të shfaqen si pasojë e mungesës së magnezit në tru. Preferohet të merrni 400 mg magnez në ditë përmes ushqimit apo në formën e shtimit në ushqime. Ushqimet e pasura me magnez janë farat e kungullit, fiku i thatë dhe çokollata e zezë.
(Kosova Sot Online)