Parandaloni sëmundjet e zemrës: filloni që nga të njëzetat

  • E.K /
  • 02 February 2023 - 10:28
Parandaloni sëmundjet e zemrës: filloni që nga të njëzetat

Shumica e njerëzve nuk e dinë që sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjes së femrave. Ndiqni këto këshilla për ta mbrojtur shëndetin tuaj Mos pini duhan: Kurrë, as përkohësisht, kur jeni në shoqëri. Duhani rrit shtypjen e gjakut dhe dëmton zemrën dhe enët e gjakut. Mbani peshën optimale: Mbipesha ngrit nivelin e kolesterolit dhe sheqerit në gjak, si dhe shtypjen e gjakut.

Djersituni: Madje vetëm pak. Vetëm gjysmë ore aktivitete fizike intensive ulin shtypjen e gjakut dhe nivelin e kolesterolit në gjak. Bëni atë që ju shkon për shtati - luani, vraponi, ngisni biçikletën. Njihni simptomat: Femrat shpeshherë infarktin e ndërlidhin me ngërçet në gjoks, por realiteti është se shumicës së njerëzve kjo nuk ju ndodh. Shpeshherë lajmërohen mundime dhe plogështi, nganjëherë dhimbje në kraharor apo në nofulla.

(Kosova Sot Online)