Kjo pemë do t'i mënjanojë përgjithmonë aknet nga fytyra juaj

  • E.K /
  • 09 February 2023 - 12:43
Kjo pemë do t'i mënjanojë përgjithmonë aknet nga fytyra juaj

Natyrisht që askush nuk dëshiron që të ketë lëkurë problematike, e sidomos jo njolla ose vraga në fytyrë, të shkaktuara nga aknet. Në qëllimin e trajtimit të vragave nga aknet është me rëndësi që të bëhet dallimi mes vragave dhe njollave të errëta, sepse ato zakonisht janë të përkohshme. Njollat e errëta shkaktohen nga inflamacionet dhe krijojnë skuqje në fytyrë, e cila zakonisht reduktohet në një periudhë prej 3 deri në 6 muaj. Vragat nga aknet janë të qëndrueshme dhe kanë forma dhe madhësi të ndryshme. Ato krijohen pas shtrydhjes së puçrrave, e pasi që lëkura sërish mbyllet pas shërimit, krijohet vraga. Shumë njerëz mendojnë se mënyra e vetme për t'i hequr aknet janë trajtimet e shtrenjta me laser. Por, sekreti qëndron në një përbërës të thjeshtë, që gjendet pothuajse në secilën shtëpi - në mandarinë. Mandarina, ose cilado pemë tjetër agrume, mund të përdoret për bërjen e "vajit" për fytyrë. Kjo pemë mundet përgjithmonë ta mënjanojë ekzistimin e akneve dhe atë për vetëm disa orë. Kjo maskë gjithashtu e hidraton lëkurën, zbukuron tenin, i jep lëkurës freski dhe shkëlqim rinor.

- Qërojeni agrumin tuaj (Mandarinën, limonin, portokallin...); - Qitni ujë të valë mbi lëvore dhe lëreni që të qëndrojë gjatë natës; - Në mëngjes e filtroni ujin, e zhytni një copë pambuku në të dhe e trajtoni lëkurën e fytyrës ose e qitni në një shishe me spërkatës dhe e spërkatni fytyrën me të. - Lëreni lëkurën që ta absorbojë losionin dhe kjo është e tëra. Do të keni lëkurë plotësisht të hidratuar dhe pa akne të tmerrshme. Agrumet nuk janë vetëm të mira për lëkurë, por mund t'i ndihmojnë tërë organizmit. Janë të mira për flokë, japin shkëlqim të jashtëzakonshëm, e nëse i konsumoni këto pemë, në atë mënyrë do t'i ofroni tërë organizmit detoksikim, do ta përmirësoni tretjen, forconi imunitetin, rritni energjinë, e madje do t'ju ndihmojnë edhe të humbni peshën e tepërt. 

(Kosova Sot Online)