Këto janë vetitë shëruese të dredhëzës së malit

  • E.K /
  • 22 February 2023 - 09:43
Këto janë vetitë shëruese të dredhëzës së malit

Gjethet e dredhëzës së malit janë të pasura me taninë, vaj eterik dhe flavonoide. Taninë hasim pak te gjethet e reja, e me zhvillimin e tyre sasia e tyre rritet. Frutat e freskët janë sidomos të pasura me vitamina C. Po ashtu, dredhëza është e pasur me acide, minerale si kalium, magnez, hekur, zink, mangan, bakër, fosfor dhe disa vitamina.

VETITË SHËRUESE DHE PËRDORIMI

Rrënjët dhe gjethet e dredhëzës së malit mund t'i përdorim ngjashëm sikurse edhe bimët tjera që posedojnë taninë. Prej tyre mund të përgatisim çaj për shpëlarjen e fytit, e konsumojmë edhe te vështirësitë në lukth dhe zorrë dhe në parandalimin e diarresë. Në bazë të disa të dhënave, ky lloj i çajit ndihmon edhe kundër verdhëzës.

Edhe në kohërat antike dredhëza e malit është përdorur në shërimin e mëlçisë. Çaji nga gjethet e dredhëzës së malit sugjerohet edhe për pastrimin e gjakut, e u ndihmon edhe personave që vuajnë nga nervat dhe atyre nga pagjakësia. E konsumojnë të sëmurit nga astma dhe bronkitisi kronik.

(Kosova Sot Online)

vetisheruesem