Hiqni aromën e keqe nga goja për vetëm dy minuta!

  • E.K /
  • 21 March 2023 - 13:01
Hiqni aromën e keqe nga goja për vetëm dy minuta!

Aroma e keqe nga goja shpeshherë di të na sjellë në situatë aspak të këndshme. Për fat të mirë ekziston mënyrë e shpejtë dhe e lirë për ta zgjidhur këtë problem.

PËRBËRËSIT

1/2 e lugës kanellë pluhur 1/2 e lugës mjaltë 2 limonë.

PËRGATITJA

1. Në një enë derdhni kanellën dhe mjaltin dhe i përzieni, duke derdhur edhe një gotë ujë të ngrohtë. 2. Përzieni derisa mjalti të tretet dhe shtoni lëngun e limonit. 3. Krejt së bashku i përzieni edhe një herë dhe i vendosni në një kavanoz me kapak, në frigorifer. 4. Me këtë lëng shpëlani thellësinë e gojës dhe e përpini. 5. Përdoreni aq sa mendoni se keni nevojë.

PSE VEPRON

Kanella dhe limoni do ta dezinfektojnë thellësinë e gojës dhe do të vrasin bakteret, që shkaktojnë aromën e keqe, e mjalti lëngut i dhuron shije më të mirë. Pos se heq qafe problemin e gojës me erë, lufton viruset dhe ftohjet, sepse e forcon sistemin imun dhe ndikon si antioksidues.

(Kosova Sot Online)