Jo secila kollë është për antibiotik, mos i merrni krye në vete

  • E.K /
  • 10 April 2023 - 09:11
Jo secila kollë është për antibiotik, mos i merrni krye në vete

Mjalti, propolisi dhe ilaçet pa recetë do të duhej të janë zgjedhja e duhur në shërimin e kollës te shumica e pacientëve. Mjekët vetëm në raste të rralla do të duhej të përshkruajnë antibiotik kundër kollës, sepse në të shumën e kohës ata nuk ndikojnë në simptomat kryesore, e ekspertët pohojnë se kolla me kalimin e kohës largohet vetvetiu.

Qëllimi i ekspertëve është që të ndihmojnë te problemet që shfaqen me krijimin e rezistencën në antibiotikë shkaku i përshkrimit tepër të shpeshtë të tyre. Infeksionet gjithnjë e më vështirë shërohen si pasojë e rezistencës së organizmit ndaj antibiotikëve, e kjo vjen si pasojë e përdorimit të shpeshtë të tyre.

Lëngu i ngrohtë me mjaltë, limon dhe xhenxhefil është ilaçi më së miri i njohur si ilaç shtëpiak kundër kollës dhe fytin e pezmatuar. Instituti britanik posedon të dhëna të reja përmes të cilave mjalti, propolisi, limoni dhe bimët e ngjashme përmes preparateve mund të zbutin simptomat e kollës. Mjalti përdoret në mbarë botën si ilaç popullor kundër kollës.

(Kosova Sot Online)