Sigal Prishtina mëson dy nga tre kundërshtarët në FIBA Europe Cup

  • 11 October 2017 - 22:24
Sigal Prishtina mëson dy nga tre kundërshtarët në FIBA Europe Cup

Është hedhur shorti për sezonën e re të FIBA Europe Cup.

Sigal Prishtina ka kuptuar edhe dy prej tre kundërshtarëve të grupit G në kuadër të kësaj gare prestigjioze evropiane për basketboll.

Ekipi belg, Belfius Mons-Hainaut dhe rivali i stinorit të kaluar, Demir Insaat, janë kundërshtarët e bardhekaltërve.

Ndeshjen e parë e prishtinasit do ta kenë si mysafirë më 18 tetor ndaj ekipit belg ndërsa takimi pritet të nis në ora 22:30.

Belfius-Mons Hainaut që është dy herë fituese e Kupës së Belgjikës, u desh që të luftoi shumë për t’iu bashkuar Prishtinës në grup. Belgët për të arritur këtu në rundin e parë mposhtën kampionen e 16-fish islandeze, KR Basket, kurse në rundin e dytë me mund të madh diskualifikuan, nënkampionin e fituesin e Kupës së Bullgarisë, BC Beroe, e cila poashtu është edhe kampione aktuale e Balkan League BIBL.

Sikurse Belfius edhe Demir Insaat për të arritur këtu u desh të kaloi dy faza kualifikuese. Në xhiron e parë skuadra turke mposhti fituesin e Kupës së Ukrainës, BC Dnipro.

Kurse në xhiron e dytë Demir Insaat eliminuan 26 herë kampionin e 16 herë fituesin e Kupës së Estonisë, BC Tartu.

Vlen të theksohet se Demir Insaat vitin e kaluar ishte çerek finalist në FIBA Europe Cup.

Kundërshtari tjetër i Grupit G do të kuptohet në ditët në vijim, pasi që vjen nga kualifikimet.

(Kosova Sot)