Kalinic lë qendrën stërvitore, në dyshim për Interin

  • 12 October 2017 - 17:45
Kalinic lë qendrën stërvitore, në dyshim për Interin

Nikola Kalinic është larguar më herët nga qendra stërvitore e Milanit dhe është në dyshim për derbin kundër Interit.

Sipas “Premium Sport”, sulmuesi i Kroacisë, Nikola Kalinic, është në dyshim për derbin e së dielës “della Madonnina, pasi ka lënë më herët qendrën stërvitore të Kuqezinjve.

Lojtari nuk u stërvit as natën e kaluar dhe kjo jep sinjale negative në kampin e Kuqezinjve para ndeshjet tejet të rëndësishme për Milanin por edhe Montellan, që rrezikon shkarkimin.

Kalinic luajti me dhimbje kundër Romës para Kombëtareve, por pavarësisht kësaj ai u paraqit edhe për Kroacinë në eliminatore për Botëror dhe dhimbjet vetëm sa janë shtuar. 

(Kosova Sot)