Chelsea mendon transferimin e Oblakut nëse Courtois largohet

  • 12 October 2017 - 23:32
Chelsea mendon transferimin e Oblakut nëse Courtois largohet

Chelsea do të përpiqet të nënshkruajë me portierin Jan Oblak nëse Thibaut Courtois vendos të largohet gjatë verës së ardhshme.

Reprezentuesi belg ende nuk është pajtuar me vazhdimin e kontratës së re dhe është lidhur me një largim nga Stamford Bridge.

Real Madridi dhe Atletico Madrid janë dy skuadrat e prirura për të fituar shërbimet e Courtoisit, kontrata e të cilit skadon në qershor të vitit 2019.

25-vjeçari kaloi tri vite të jashtëzakonshme me Los Rojiblancos në mes të viteve 2011-2014, duke fituar La Ligan, Ligën e Evropës dhe Copa Del Rey.

 

Sipas 101Greatgoals, nëse Courtois do të largohet për kampionin spanjoll, Chelsea do të hyjë me të gjitha forcat për Oblakun e Atleticos.

Megjithatë, për të fituar shërbimet e portierit slloven, skuadrat e mëdha spanjolle duhet të mposhtin konkurrencën e disa ekipeve tjera me emër të madh.

Kjo pasi slloveni është gjithashtu një objektiv për Manchester Unitedin, nëse Davidi De Gea duhet të largohet për Realin, ndërsa edhe Juventusi e sheh si zëvendësues të Gianluigi Buffonit.

Në garë për Oblakun është edhe Paris Saint-German, ndërsa çmimi i tij mendohet të sillet rreth 100 milionë euro. 

(Kosova Sot)