Milner flet përherë të parë për turpërimin që i bëri Messi

  • 13 October 2017 - 16:27
Milner flet përherë të parë për turpërimin që i bëri Messi

Të gjithë e mbani mend atë driblimin fantastik që i bëri Messi, James Milnerit, në kuadër të sezonit të rregullt të Champions Ligës në vitin 2015, transmeton Kosova Sot Online.

Në atë vit, veterani Milner mbronte ngjyrat e klubit të Manchester City dhe në përballjen e tij me Messin kishte përfunduar i turpëruar kur ky i fundit ia kishte kaluar lehtë topin mes këmbëve dhe duke e lënë të rrëzuar në fushën e blertë. Tani, dy vite më vonë, Milner ka folur për rastin.

Në zgjedhjen e 11-shes së ëndërrave të tij, Milner ka folur edhe për Messin dhe përballjen me të.

“Messi definitivisht bën pjesë në formacionin tim. Ai ka shënuar shumë gola. Një talent i jashtëzakonshëm.”, tha Milner.

“Ne jemi ndeshur disa herë, por njerëzit sigurisht e mbajnë mend rastin e vitit 2015. Por, unë nuk isha i pari dhe as i fundit që do ta përjetoj një gjë të tillë nga ai.” përfundoi lojtari i Liverpoolit.

 (Kosova Sot)