“Nuk mund ta imagjinoj Bayernin pa Mullerin”

  • 14 October 2017 - 14:22
“Nuk mund ta imagjinoj Bayernin pa Mullerin”

Uli Hoeness, presidenti i Bayern Munichut, e ka lavdëruar Thomas Mullerin

Nën drejtimin e Carlo Ancelotti, sulmuesi gjerman, Thomas Muller ishte vetëm hije te Bayern Munich.

Por, bavarezët presin shumë nga Muller pas ardhjes së trajnerit të ri, Jupp Heynckes. Madje, presidenti i klubit, Uli Hoeness, i ka dhënë mbështetje të fortë lojtarit.

"Nuk mund ta imagjinoj Bayernin pa Thomasin. Ne kemi nevojë për njerëz si ai”, ka deklaruar Hoeness për TZ.

(Kosova Sot)