Edhe Eriksen i kundërpërgjigjet Guardiolas: Dëshmuam se nuk jemi ekip i Kane

  • 16 October 2017 - 13:38
Edhe Eriksen i kundërpërgjigjet Guardiolas: Dëshmuam se nuk jemi ekip i Kane

Pas Pochettinos, edhe Eriksen i është kundërpërgjigjur Pep Guardiolas.

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, duke folur ditë më parë për Tottenhamin, iu referua “ekipi i Harry Kane”.

Kjo ngjalli reagimin e të shumtëve në ekip e Tottenham. Pas trajnerit Mauricio Pochettino, është mesfushori Christian Eriksen që i është kundërpërgjigjur ish trajnerit të Barcelonës.

“Kemi ekip të fortë mjaftueshëm që të realizojmë kur nuk shënon Kane”, tha Eriksen.

“Mund të jem unë, Dele Alli, ose Son, Kieran Trippier apo Moussa Sissoko, të gjithë janë të mirë mjaftueshëm për të shënuar. Në këtë rast shënova unë  (pas triumfit 1:0 kundër Bournemouth), por fituam për shkak ekipit jo individualitetit”, shtoi 25 vjeçari.

“Askush nuk dëshiron që të thirret si një ekip i një lojtari (ekipi i Harry Kane). Nuk e di nëse e ka pas seriozisht, nuk e di. Duhet t’i respektoni të tjerët dhe ndoshta nuk është dashur ta thotë atë. Ndoshta ka qenë shaka, por nuk e di”, theksoi mes tjerash Eriksen. 

(Kosova Sot)