Fassone: Milanit i duhet më shumë kohë, i qëndrojmë pas Montellas

  • 16 October 2017 - 13:41
Fassone: Milanit i duhet më shumë kohë, i qëndrojmë pas Montellas

Marco Fassone ka pranuar se ka pritur që Milani të jetë më mirë në këtë fazë, por me këtë rast konfirmuar edhe një herë përkrahjen për trajnerin Vincenzo Montella pas humbjes 3-2 ndaj Interit.

Mauro Icardi shënoi het-trik, ndërsa për mysafirët Suso dhe Jack Bonaventura.

“Është dëshpëruese të humbasësh një derbi të tillë, posaçërisht pas një paraqitje të mirë në pjesën e dytë” , ka thënë drejtori sporti i kuqezinjve për Mediaset Premium.

Icardi kompletoi tre golshin nga pika e bardhë në minutën e 90-të kjo pasi Ricardo Rodriguez rrëzoi në zonë Danilo D’Ambrosion.

“Nëse gjyqtari akordoi penallti me gjithë atë teknologji që kemi tani, atëherë ne duhet ta pranojmë si penallti. Pjesa e parë ishte e dobët, por në të dytën ishim komplet një skuadër tjetër. Kemi krijuar shanse dhe kemi pranuar golin në periudhën tonë më të mirë”.

“Do isha budalla nëse do thoja se kam pritur të humbja katër nga tetë ndeshjet e para në Serie A, por e kuptojmë se na duhet kohë. Duhet të kemi durim, thjesht Milani duhet më shumë kohë. Klubi është pas Montellas”, ka shtuar Fassone.

(Kosova Sot)