Tronditet bota e sportit, portieri 38-vjeçar përplaset në fushë dhe vdes në vend (Video+18)

  • 16 October 2017 - 19:03
Tronditet bota e sportit, portieri 38-vjeçar përplaset në fushë dhe vdes në vend (Video+18)

Një lajm tronditës vjen nga bota e sportit. Në Indonezi portieri 38-vjeçar Choirul Huda ka gjetur vdekjen në fushë pasi pësoi dy trauma të forta gjatë lojës.

Në minutat e fundit të sfidës, ai u përplas me një koleg të skuadrës, Ramon Rodrigues. Përplasja e gjurit të futbollistit me fytyrën e portierit ishte aq e fortë ndonëse në çastet e para, siç shihet në video, Huda ishte akoma i vetëdijshëm.

Ai mori menjëherë ndihmën e shpejtë ndërsa u transportua me barelë. Ai humbi fillimisht ndenjat por pak më pas edhe jetën. Shkak u bë trauma në kokë dhe në qafë.

(Kosova Sot)