Zidane publikon listën kundër Tottenhamit, gjashtë mungesa

  • 16 October 2017 - 22:50
Zidane publikon listën kundër Tottenhamit, gjashtë mungesa

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka publikuar listën prej 19 futbollistëve për ndeshjen ndaj Tottenhamit në Ligën e Kampionëve

Real Madrid nesër do të ketë një përballje shumë të vështirë, kur të pres skuadrën angleze, Tottenham Hotspur.

Për këtë ndeshje Zidane ka ftuar 19 lojtarë, në mesin e të cilëve edhe Keylor Navas dhe Raphael Varane që munguan në ndeshjen e fundit.

Por, për shkak të lëndimeve për këtë takim nuk janë ftuar pesë lojtarë, Luca Zidane, Jesus Vallejo, Daniel Carvajal, Mateo Kovacic dhe Gareth Bale, ndërsa Borja Moyaral për arsye teknike. 

(Kosova Sot)