PSG ka gati tre milionë euro bonuse për Neymarin në rast se fiton ‘Topin e Artë’

  • 17 October 2017 - 11:20
PSG ka gati tre milionë euro bonuse për Neymarin në rast se fiton ‘Topin e Artë’

“Ne do të ndihmojmë Neymarin që të fitojë Topin e Artë”, do të shprehej trajneri i PSG-së, Unai Emery, para disa ditëve, por kjo me sa duket do t’i kushtojë ca miliona klubit kryeqytetas.

Në kontratën e nënshkruar mes brazilianit dhe atij faranez, Neymar do të shpërblehet me një bonus prej tre milionë eurosh, nëse arrin të fitojë Topin e Artë.

Ky bonus është i barabartë me pagën e një muaji, që braziliani përfiton në Paris dhe duket se ka më shumë efekt stimulus.

Anësori u transferua nga Barcelona gjatë verës për 222 milionë euro.

Në këtë sezon ai ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar pesë herë.

Ndeshja e ardhshme e PSG-së është ndaj Marseilles, kurse klubi nga Parisi është i pari në ligë me 25 pikë. 

(Kosova Sot)