Vidal i gatshëm të kalojë te Interi

  • 18 October 2017 - 19:53
Vidal i gatshëm të kalojë te Interi

Arturo Vidal është i hapur për të kaluar te Interi gjatë janarit sipas TWM, por tani klubi italian duhet të arrijë marrëveshje me Bayern Munichun.

Kjo nuk është hera e parë që kiliani lidhet me një rikthim në Itali, që nga koha kur luante për Juventusin nga viti 2011 deri në 2015.

TuttoMercatoWeb raportoi se largimi i Carlo Ancelottit dhe dëshira për një sfidë të re e kanë shtyrë Vidalin drejt një largimit, pse jo dhe gjatë janarit.

30-vjeçari i pëlqen ideja të luajë me zikaltrit, por Interi tani duhet të bind Bayern.

E gjitha kjo në huazim, por me të drejt blerje.

Kontrata e Vidal me klubin gjerman përfundon në qershor të 2019.

Për lojtarin ka shfaqur interesim edhe Milani, ndërsa çmimi i kartonit të tij është rreth 30 milionë euro. 

(Kosova Sot)