E ardhmja e James Rodriguez është në Serie A

  • 19 October 2017 - 19:02
E ardhmja e James Rodriguez është në Serie A

James Rodriguez duket se do të largohet nga Bayern Munich para kohës.

Mesfushori ofensivë nga Kolumbia iu bashkua gjigantit gjerman si huazim dy vjeçar nga Real Madrid.

Ishte kërkesë e Carlo Ancelottit që James të transferohet në Munich, por tani ai rrezikon seriozisht vendin e tij pas shkarkimit të italianit.

E duket se e ardhmja e tij do të jetë larg kampionatit gjerman dhe Bayernit.

Kolumbiani nuk është preferuar nga trajneri i ri i Bayernit, Jupp Heynckes dhe sipas medieve spanjolle ka kërkuar largimin nga klubi gjerman.

Por e ardhmja e tij nuk do të jetë në Real Madrid edhe pse klubi spanjoll e posedon kartonin e tij.

Janë skuadrat italiane, Juventus, Milan dhe Inter që kanë shfaqur interesim për transferimin e lojtarit.

Reali mund ta lë të lirë mesfushorin të largohet për një shumë rreth 60 milionë euro, pasi Bayerni vështirë se do ta aktivizojë klauzolën e riblejrës.

(Kosova Sot)