Mbappe si Messi?

  • 22 October 2017 - 11:10
Mbappe si Messi?

Alves ka thënë se Mbappe ia kujton Henryn.

Kylian Mbappe është një ndër futbollistët më premtues në botë.

Të shumtë janë ata që e krahasojnë francezin me Lionel Messin, por Dani Alves thotë se 18 vjeçari ia kujton Thierry Henryn, me të cilin ka luajtur për disa vite në “Camp Nou” me Barcelonën.

“Të kujton Mbappe Messin? Jo, ai më kujton Thierry Henryn, bëjnë gjëra të njëjta”, u përgjigj Alves.

“Është lojtar i talentuar dhe premtues për të ardhmen. Jemi të lumtur që e kem në PSG”.

Mbappe u transferua nga Monaco te PSG-ja këtë verë për 180 milionë euro dhe në tetë paraqitje ka marrë pjesë në tetë gola për Parisin – katër gola, katër asiste.

(Kosova Sot)