Tifozët e Partizanit përplasen me Policinë: O halabakë e injorantë, nuk na nxirrni dot jashtë stadiumit

  • 23 October 2017 - 11:43
Tifozët e Partizanit përplasen me Policinë: O halabakë e injorantë, nuk na nxirrni dot jashtë stadiumit

Tifogrupi i Partizanit, “Ultras Guerrils”, ka reaguar në faqen zyrtare në Facebook në lidhje me incidentin e ndodhur me policinë në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Ata thonë se forcat e rendit nuk kanë për t’i nxjerrë asnjëherë nga stadiumi pasi do të largohen vetë të gjithë në çdo rast që do t’u cënohen të drejtat.
Reagimi i “Ultras Guerrils”

guerrils

“Jo!

Ti halabak i veshur me uniforme neve nuk na nxjerr dot nga stadiumi!

Nuk munde as ne Elbasan kur leshove me terbim gazin lotsjelles dhe shkopinjte e gomes. Ne zgjedhim te dalim vete…

Sepse o te gjithe o asnje !

Dhe do te dalim sa here prezenca jote e peshtire, injoranca jote e hekurosur pas nje uniforme, do kerkoje te na bjere me qafe.

Ne i jemi betuar Partizonit. Ty as te llogarisim. Perndryshe nuk ka sesi shpjegohet kur ti, injoranti me uniforme, kerkon te fushes hundet ne punet tona pa asnje shkak. As kur kerkon te nxjerresh jashte ne menyre selektive cunat tane. As kur per te justifikuar budallallekun tend therret per presion Fnsh-ne. As kur ndergjegjesohesh dhe kur e kupton se e ke qelbur muhabetin, flet me ze te ulet dhe lutes: “mire, mos dilni ju se ua kthejme shoket”! Nuk e ke idene sesa qeshrak behesh. I peshtire dhe qesharak. Uniforme e shtetit e percunduar nga injoranca. Shkoni nxirrni nga parlamenti deputete, ministra kriminele e halabake, nxirrni nga radhet tuaj te korruptuar, te implikuar e hajvane, e pastaj guxoni me ne !

Jo, ti dhe te tute nuk mund te na nxirrni dot nga stadiumi!

Kjo eshte bukuri e grupimit tone, qe pa dallim gjinie a moshe nuk i perkulet ne asnje menyre as ju, as arrogances tuaj, e gjithcka tjeter mbetet shemtia juaj e neveritshme …”

(Kosova Sot)