Zyrtare: Bonucci dënohet me dy ndeshje

  • 23 October 2017 - 18:42
Zyrtare: Bonucci dënohet me dy ndeshje

Bonucci është dënuar me dy ndeshje nga Komisioni disiplinor në Serie A dhe do të mungojë kundër Juventusit dhe Chievos.

Kapiteni i Milanit, Leonardo Bonucci, është dënuar me dy ndeshje moslojë për shkak të goditjes me bërryl ndaj lojtarit të Genoas, Aleandro Rosi.

Komisioni disiplinor në Serie A, e vendosi fajtori lojtarin për sjellje të rëndë duke shkaktuar edhe dëme fizike.

Kapiteni i Milanit do të mungojë ndaj Chievos dhe Juventusit në “San Siro”.

Kurse Mario Mandzukic, që mori dy kartonë të verdhë kundër Udineses për t’u përjashtuar nga loja, është dënuar me një ndeshje.

(Kosova Sot)