Ronaldo tregon fituesin e çmimit “The Best”

  • 23 October 2017 - 19:50
Ronaldo tregon fituesin e çmimit “The Best”

Ronaldo fenomeni, beson se Cristiano do ta fitojë çmimin “The Best”.

FIFA për herë të dytë radhazi do të ndajë çmimin “The Best” për lojtarin më të mirë për vitin 2017, që nga ndarja nga “France Football”, kjo e fundit tani veçmas dhuron “Topin e Artë”. 

Në garë për çmimin “The Best” janë Cristiano Ronaldo, Leo Messi dhe Neymar.

Legjenda dhe fenomeni brazilian, Ronaldo, beson se ky çmim do të shkojë për Cristiano Ronaldo.

“Po flasim për tre lojtarë të jashtëzakonshëm që bëjnë diferencën. Mendoj se çmimi “The Best” do të shkojë për Cristiano Ronaldon për atë që ka bërë me Real Madridin sezonin që lamë pas”, u shpreh braziliani.

Messi e përfundoi sezonin 2016/17 me 54 gola në 52 ndeshje dhe fitoi Kupën e Mbretit, ndërsa Neymari shënoi 20 gola në 45 paraqitje, po ashtu fitoi Copa del Rey.

Ronaldo, që është favorit për çmimin “The Best”, shënoi 42 gola në 44 ndeshje dhe fitoi “Këpucën e Artë” të Championsit (Cristiano 12 gola, Messi 11), ndërsa triumfoi me Real Madridin në La Liga, Champions League, Superkupën e Evropës dhe Superkupën e Spanjës. 

(Kosova Sot)