“Isha afër kalimit në Real Madrid”

  • 01 November 2017 - 16:28
“Isha afër kalimit në Real Madrid”

Mbrojtësi i djathtë i PSG-së, Dani Alves ka treguar se kishte qenë shumë afër kalimit në Real Madrid

Dani Alves ka folur rreth karrierës së tij, duke treguar se para shumë viteve kishte qenë farë kilimit të gjiganti spanjoll, Real Madrid.

Marrëveshja në fund nuk u arrit deh ai nga Sevilla kaloi në Barcelonë, ku u bë një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë në histori të futbollit.

“Kam qenë afër kalimit në Real Madrid dhe Chelsea, por në fund përfundova në Barcelonë, ku shkoi gjithçka shumë mirë për mua, sepse isha në gjendje të shkruaj një histori të pabesueshme në Camp Nou”, tha Alves për Four-Four-Two.

Ai po ashtu tregoi se kishte qenë edhe afër skuadrës tjetër angleze, Liverpool. 

(Kosova Sot)