​Vdes ish-futbollisti i Milanit

  • 01 November 2017 - 16:54
​Vdes ish-futbollisti i Milanit

Ish-mesfushori i Milanit, Stefano Salvatori ka vdekur në moshën 49 vjeçare

Ka ndërruar jetë në moshën 49-vjeçare Stefano Salvatori, ish-mesfushor i disa ekipeve në Serie A italiane.

Stefano Salvatori ka ngritur edhe trofeun e Champions League me Milanin në sezonin 1989-1990 nën drejtimin e Arrigo Sacchi-t.

Në të njëjtën periudhë kur tek kuqezinjtë shkëlqente treshja holandeze Gullit-Rijkaard-Van Basten.

Stefano Salvatori ka luajtur për 16 vite në ekipe të ndryshme të rëndësishme në Serie A si Milani, Fiorentina, Atalanta dhe Parma. 

(Kosova Sot)