Sulmohen tifozët e Manchester Cityt në Napoli

  • 01 November 2017 - 17:33
Sulmohen tifozët e Manchester Cityt në Napoli

Disa tifozë të Manchester City janë lënduar në qytetin napolitan.

Këta të fundit do të takohen në kuadër të xhiros së katërt të fazës grupore të Ligës së Kampionëve me Manchester Cityn.

ANSA raporton se katër tifozët anglezë u sulmuan në qytet mbrëmë pasi u larguan nga lagjia Via Cesario Console.

Tre nga tifozët anglezë kërkuan strehim në një piceri në Via Santo Lucia, ndërsa i katërti në një restorant në Via Sauro.

Tifozët e Citizens u ndoqën nga persona të panjohur, por pronarët e lokaleve të lartcekura i dolën në mbrojte.

Madje, pronari i picerisë e pësoi rëndë duke thyer hundët ndërsa tifozët morën lëndime të lehta.

Ndryshe, takimin e parë të zhvilluar në qytetin e Manchesterit e fitoi City me rezultat 2-1.

(Kosova Sot)