Montolivo: Historia nuk luan në fushë

  • 01 November 2017 - 20:14
Montolivo: Historia nuk luan në fushë

Mesfushori i Milanit, Riccardo Montolivo, do provojë t’i tregojë Vincenzo Montella se e ka gabim me lënien e tij në bankën rezervë.

Italiani u paraqit në konferencën për media dhe me këtë rast u pyet se a do të luajë nga minuta e parë ndaj AEK-ut të Athinës.

“Nëse e luaj, do të jap maksimumin. Tash e një kohë është periudhë e vështirë, nuk kam luajtur tash e disa ndeshje. Por, ato janë vendime që i përkasin trajnerit dhe duhet respektuar”.

“Është detyra e lojtarit që gjatë stërvitjes t’i tregojë trajnerit se e ka gabim dhe ta bind për të kundërtën. Shpresoj të luaj më shpesh, por trajneri gjithmonë zgjedh ata që i garantojnë më së shumti fitoren. Nëse nuk me zgjedh mua, atëherë do të thotë se ka ide tjera. E gjithë ajo që duhet të bëjë është t’i tregoj trajnerit se është gabim. Kemi biseduar në zhveshtore, por në suazat e normales”.

Rossoneri janë një nga favoritët për të fituar Ligën e Evropës për shkak të historisë dhe emrit, por Montolivo thotë se kjo është vetëm element i vogël.

“Historia thotë se Evropa është zemra e Milanit, por historia nuk luan në fushë. Është Milani aktual që luan tani. Ne duhet të tregojmë që meritojmë të jemi në Evropë”, ka thënë Montolivo.

(Kosova Sot)