Formacionet zyrtare: Napoli në një moment të vështirë përballë Cityt

  • 01 November 2017 - 20:40
Formacionet zyrtare: Napoli në një moment të vështirë përballë Cityt

Napoli dhe Manchester City zhvillojnë përballjen e dytë në kuadër të Grupit F, të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Takimi i parë i zhvilluar në Etihad Stadium përfundoi me fitoren e skuadrës angleze (2-1), ndërsa dueli i dytë zhvillohet në San Paolo.

City i ka fitore të tria ndeshjet e para, kurse Napoli ka regjistruar vetëm një fitore dhe numëron tri pikë.

Ekipi i Maurizio Sarrit do të përpiqet të marrë maksimumin e pikëve nga përballja me skuadrën e Pep Guardiolas.

Formacioni bazë i Napolit: Reina; Hysaj, Koulibaly, Albiol, Ghoulam; Allan, Jorginho, Hamsik; Callejon, Mertens, Insigne.

Formacioni bazë i Manchester Cityt: Ederson; Danilo, Stones, Otamendi, Delph; Fernandinho, De Bruyne, Gundogan; Sane, Sterling; Aguero.

Përballja tjetër e Grupit F zhvillohet ndërmjet Shakhtar Donetskut dhe Feyenoordit.

Skuadra ukrainase ka gjashtë pikë nga dy fitore në tri xhirot e para, kurse ekipi holandez i ka të tria humbje. 

(Kosova Sot)