Ronaldo: Nuk do ta vazhdoj kontratën me Real Madridin

  • 02 November 2017 - 13:27
Ronaldo: Nuk do ta vazhdoj kontratën me Real Madridin

Cristiano Ronaldo ka thënë se nuk do ta vazhdojë kontratën me Real Madridin. 

Këto komente ylli portugez i ka bërë pas ndeshjes me Tottenhamin ku skuadra e tij hubmi 3-1.

Sulmuesi shënoi golin e vetëm për spanjollët në Wembley.

“Jam duke bërë mirë te Real Madridi. Kam dhe katër vite kontratë dhe nuk dua të rinovoj. Jam mirë”, ka thënë Ronaldo.

Real Madrid nuk është as hija e dy viteve të fundit në këtë sezon të Ligës së Kampionëve.

Ronaldo ka shënuar gjashtë gola në Ligën e Kampionëve.

‘Mbretërit’ janë pozitën e dytë me shtatë pikë, pesë më shumë se Borussia Dortmund që është e treta. 

(Kosova Sot)