Morata: Për herë të parë po ndihem si numër një

  • 02 November 2017 - 15:17
Morata: Për herë të parë po ndihem si numër një

Sulmuesi i Chelseat, Alvaro Morata po ndjehet shumë i lumtur në Chelsea, ku ka besimin e trajnerit Antonio Conte

Alvaro Morata për herë të parë këtë sezon është sulmues i parë në ndonjë skuadër, pasi gjatë tërë karrierës së tij ka qenë vetëm zëvendësues në Real Madrid dy herë dhe në Juventus.

Spanjolli në Chelsea ndjehet si sulmues i parë dhe për këtë falënderon trajnerin Antonio Conte, për besimin që ka në të.

Ai gjatë një interviste për Four-Four-Two thotë se ishte pikërisht Conte që bëri që të largohej nga Real Madrid për të kaluar në Chelsea.

“Pasi Conte më transferoi në Juventus në vitin 2014, gjithnjë e kam ditur se do të bëhemi bashkë sërish”, tha fillimisht Morata.

“Ndoshta për herë të parë në karrierën time profesionale kam luajtur pesë ndeshje nga fillimi dhe po ndjehem si sulmuesi numër një në skuadër”, tha në fund ai.

(Kosova Sot)