Dembele mund t’i kthehet Barçës në El Clasicon ndaj Realit

  • 06 November 2017 - 16:46
Dembele mund t’i kthehet Barçës në El Clasicon ndaj Realit

Raportohet se Ousmane Dembele do t’i kthehet Barcelonës më shpejt sa që ishte menduar.

Sipas Marcs, francezi pritet t’i kthehet klubit katalunas në El Clasicos ndaj Real Madrid.

20-vjeçari u lëndua në paraqitjen e dytë personale për klubi në La Liga dhe që nga atëherë ka qenë duke u rikuperuar i ndjekur me vëmendje të madhe nga mjekët e klubit.

El Clasico e parë sezonale do të jetë më 22 dhjetor në Bernabeu.

Por, në rast se lojtari nuk ndihet 100 për qind gati, atëherë rikthimi i tij mund të shtyhet, kjo pasi Barcelona nuk dëshiron të ngutet duke rrezikuar një tjetër dëmtim.

Vlen të theksohet se francezi ka kaluar te klubi spanjoll nga Borussia Dortmundi gjatë verës për 105 milionë euro (plus 40 bonuse), duke bërë kështu atë transferimin më të shtrenjtë në histori të futbollit.

Normalisht, Neymar me 222 milionë euro nga Barcelona te Paris Saint-Germain është në pozitën e parë.

(Kosova Sot)