Ibrahimovic mungoi në Stamford Bridge – Ai ishte në Malmo dhe nuk e la kryetarin e federatës ta dorëzojë trofeun e titullit, duke e bërë vetë (Foto)

  • 06 November 2017 - 19:17
Ibrahimovic mungoi në Stamford Bridge – Ai ishte në Malmo dhe nuk e la kryetarin e federatës ta dorëzojë trofeun e titullit, duke e bërë vetë (Foto)

Zlatan Ibrahimovic ka qenë ai që e ka dhuruar trofeun e titullit në Suedi të dielën edhe pse këtë punë duhet ta bënte dikush tjetër. 

Ai nuk e lëshon asnjëherë rastin që të jetë në qendër të vëmendjes, ndërsa sulmuesi i Manchester United, ishte në Malmo për ta festuar titullin.

Por ai nuk ishte i kënaqur me një gjë, pasi trofeu nuk do të dhurohej nga ai.

Ishte presidenti i federatës suedeze, Karl-Erik Nilsson, ai i cili duhej ta dorëzonte trofeun tek kapiteni i Malmos, Markus Rosenberg, por Ibra vendosi ta bënte vetë nderin.

Ibrahimovic i bëri me shenjë ish-sulmuesit të West Bromit për të ardhur në podium me të, ku ishin shokët e tij të skuadrës duke pritur.

Rosenberg foli pas këtij momenti ku u shfaq i lumtur: “Sigurisht është e veçantë të marrësh trofeun prej tij. Ai është një ikonë për klubin dhe futbollin suedez”.

Malmo po festonte titullin rekord të 20-të, të cilin e arritën pas përfundimit të sezonit me 64 pikë nga 30 ndeshje.

Ibrahimoviç filloi karrierën e tij me finalistët e Kupës Evropiane të vitit 1979, por u largua për t’u bashkuar me Ajaxin në vitin 2001.

Ai nuk ishe në Stamford Bridge ku skuadra e tij United luajti ndaj Chelseat dhe pësoi humbje me rezultat 1-0.

Ibrahimoviç ka fituar titullin e kampionit  në Holandë, Itali, Spanjë dhe Francë, por është duhet të prej për Angli. 

(Kosova Sot)