Juventus – Barcelona, shiten të gjitha biletat për pak minuta

  • 06 November 2017 - 23:29
Juventus – Barcelona, shiten të gjitha biletat për pak minuta

Biletat e vendosura në shitje për ndeshjen mes Juventusit dhe Barcelonës janë shitur për pak minuta. 

Në ‘Allianz Stadium’ të Torinos parashikohet të mos ketë asnjë vend të lirë për betejën evropiane që mund të vlejë kalimin e vendasve në fazën tjetër.

Ndaj Barcelonës të mërkurën e 22 nëntorit, tifozët e ‘Zonjës së Vjetër’ kishin paralajmëruar koreografi të veçantë dhe ky interesimi i jashtëzakonshëm i jep vulën kësaj ndeshje të madhe.

Barcelona kthehet në stadiumin e Juvenusit, pas shtatë muajsh kur pësoi një disfatë të madhe duke u larguar drejt shtëpisë me tre gola të pranuara.

Barcelona tani kryeson grupin me 10 pikë, m tri pikë më shumë se Juventusi.

Kryesimi i grupit do të jetë i vështirë për italianët pasi që kanë pësuar humbje në ndeshjen e zhvilluar në Cmap Nou me rezultat 3-0.

Por kualifikimi mund të vijë për Juven nëse e fiton vetëm një ndeshje dhe kjo kundër Barcelonës mund të jetë ajo. 

(Kosova Sot)