Ronaldo vë bast: Do të jem golashënuesi më i mirë në fund të sezonit

  • 07 November 2017 - 12:18
Ronaldo vë bast: Do të jem golashënuesi më i mirë në fund të sezonit

Cristiano Ronaldo është duke kaluar nëpër një krizë në këtë fillim sezon në La Liga, pasi ka shënuar vetëm një gol deri tani.

Por, portugezi beson se deri në fund të sezonit ai do të jetë golashënuesi më i mirë në ligë, përkundër faktit se ka 11 gola më pak se Lionel Messi pas 11 xhirove. 

Madje, ai ka vënë bast me disa prej lojtarëve të Real Madridit se do të dalë si golashënuesi më i mirë në fund të sezonit, sipas El Transistor.

Shuma e përgjithshme e bastit, kushdo që e fiton atë, do t’i shkojë një organizate joqeveritare, sipas El Transistor. 

(Kosova Sot)