Juventusi po mendon t’i ofrojë Pirlos pozitën e ‘Ambasadorit nëpër botë’

  • 07 November 2017 - 13:02
Juventusi po mendon t’i ofrojë Pirlos pozitën e ‘Ambasadorit nëpër botë’

Andrea Pirlo në kërkim të një karriere të re.

Edhe pse ka vetëm pak ditë që vari këpucët në gozhdë ofertat për ish-mesfushorin për të vazhduar të jetë pjesë e futbollit nuk mungojnë.

Juventusi është gati t’i besojë 38-vjeçarit një rol drejtuesi. Bardhezinjtë sipas asaj që shkruan gazeta torineze “Tuttosport”, po mendojnë t’i ofrojnë Pirlos rolin e ambasadorit të Juventusit nëpër botë.

Kampionët e Italisë nuk mund ta anashkalojnë impaktin që pati Pirlo te Juvja në katër sezonet që luajti te kjo skuadër dhe janë gati ta presin krahëhapur rikthimin e tij, tashmë në një post drejtuesi.

Vendimi tanimë është në dorë të ish mesfushorit të kombëtares italiane.

Te Zonja e Vjetër ‘italiani magjik’ fitoi disa trego, ata që vlejnë të përmenden janë: Katër tituj të Serie A, një Kupë e Italisë dhe dy Superkupa të Italisë.

Në kampionatin italian ai ishte pjesë edhe e Interit dhe Milani, por përkundër kësaj ai gëzon respekt të madh nga të gjithë tifozeritë. 

 (Kosova Sot)