Edhe Lewis Hamilton shmang pagimin e taksave

  • 07 November 2017 - 14:16
Edhe Lewis Hamilton shmang pagimin e taksave

Kampioni i Formulës 1, Lewis Hamilton, një prej njerëzve më të pasur të botës së sportit, ka shmangur taksat evropiane të avionit të tij privat, duke përdorur një metodë që tani ka përfunduar në llupën e autoriteteve.

Katër kompani të mëdha financiare dhe “Appleby”, firma ligjore në zemër të skandalit të “Paradise Papers”, e kanë ndihmuar Hamiltonin e dhjetëra klientë të tjerë të krijojnë biznese artificiale, përmes të cilave merrnin me qira vet avionët e tyre.

“Në këtë pikë – thonë ekspertë të fushës si Rita de la Feria e Universitetit të Leedsit, – duket se askush nuk i zbaton më ligjet në fuqi”.  

(Kosova Sot)