Çfarë po ndodhë me Anglinë, dy futbollistë tjerë largohen nga Kombëtarja

  • 07 November 2017 - 14:30
Çfarë po ndodhë me Anglinë, dy futbollistë tjerë largohen nga Kombëtarja

Kombëtarja e Anglisë është duke u ballafaquar me probleme të mëdha para ndeshjes me Gjermaninë dhe Brazilin (miqësore).

Pas largimit të Harry Winks, Harry Kane dhe Dele Alli, tani vjen radha e Jordan Henderson dhe Rahem Sterling.

Që të dy lojtarët kanë pësuar lëndime gjatë seancës stërvitore dhe do t’i humbasin dy ndeshjet miqësore gjatë këtij muaji.

Gareth Southgate njoftoi mediat se lista e futbollistëve me përmirsime do të publikohet pas pak.

(Kosova Sot)