Ish-trajneri i Real Madridit: Sa bukur të shohësh fytyrën e Ronaldos kur nuk shënon gol

  • 07 November 2017 - 15:11
Ish-trajneri i Real Madridit: Sa bukur të shohësh fytyrën e Ronaldos kur nuk shënon gol

Ish-trajneri i Real Madridit, Bernd Schuster, ka folur rreth situatës aktuale në “Santiago Bernabeu” si dhe e ka dhënë vlerësimin e tij për mungesën e golave nga ana e Cristiano Ronaldos.

Schuster ka insistuar se nuk është shumë i brengosur për formën e dobët aktualisht të Real Madridit pas dy humbjeve ndaj Gironas dhe Tottenhamit.

“Është normale. Këto janë shenjat e para të lodhjes, por ata kanë shumë përvojë dhe rezultatet do të vijnë”, ka theksuar ai.

Ai e ka krahasuar formën e dobët të Ronaldos në mungesë të golave me atë të Raulit kur ishte në bankën e Realit.

“Nuk është shqetësuese. Është e qartë se trajnerët e kanë obligim për t’u siguruar se lojtarët kthehen në formën e tyre. Është bukur të shohësh fytyrën e Ronaldos kur nuk shënon. E kam parë të njëjtin rast me Raulin. Kur sulmuesit nuk shënojnë, zemërohen sepse ajo është puna e tyre”, ka shtuar ai.

 (Kosova Sot)