Analizë – 10 transferimet më të mira në Angli këtë sezon në bazë të performancave (Foto)

  • 07 November 2017 - 15:17
Analizë – 10 transferimet më të mira në Angli këtë sezon në bazë të performancave (Foto)

Nga magjistari egjiptian e deri te agresori i frikshëm i Arsenalit, iu sjellim lojtarët të cilët po dalin të jenë 10 transferet më të mençura në Ligën Premier këtë sezon.

10. Harry Maguire, Leicester (17 milionë)

Jo shumë gjëra kanë shkuar mirë për Leicesterin këtë sezon edhe pse ka mundur të jetë shumë më keq pa prezencën qetësuese të Maguires në mbrojtje. Pasi e dha vulën për arritjen e tij me një gol dhe asistim në dy ndeshjet e tij të para, performancat e Maguires tërhoqën vëmendjen edhe kur Leicesteri ishte në zonën e rënies nga kampionati dhe 26 vjeçari ka vazhduar që të jetë i shkëlqyer.

STATISTIKA kyçe: Maguire ka dy asistime në Ligën Premier këtë sezon, më shumë se secili lojtar tjetër

Një mungesë e shpejtësisë në mbrojtje është një prej arsyeve pse Leicesteri ka vuajtur sezonin e kaluar dhe Wes Morgan natyrisht se ka përfituar nga fakti se ka një partner më të ri. Me Maguiren që po merr iniciativë, Morgan mund të luaj në mënyrë më të kufizuar.

 

9. Jack Cork, Burnley (10 milionë)

Sean Dyche ishte plot lëvdata për mesfushorin e tij qendror pas fitores minimale ndaj Neëcastle United të hënën mbrëma, duke lëvduar “njohurinë e tij për lojën dhe faktin sa mirë e kupton kampionatin anglez”.

Kompoziteti i Cork në posedim dhe disiplina e tij në mbrojtje e kanë bërë atë një prej ljotarëve më të nënvlerësuar në Angli. Mungesa e vëmendjes është për shkak se ai shpesh bllokon hapësirën e mesfushës defensive në një mënyrë që nuk përfshinë aftësitë e tij të ndërhyrjeve dhe statistikave të interceptimit të aksioneve.

STATISTIKA kyçe – Cork ka mbuluar më shumë hapësirë se secili lojtar tjetër në Ligën Premier këtë sezon.

Cork është i jashtëzakonshëm ën posedim, rrallë herë gabon në pasime dhe në përgjithësi dikton tempin – ashtu sikurse që bëri të hënën duke bërë 51 pasime në një paraqitje dominuese në Turf Moor. Gjithnjë prezent kët sezon, Cork po lulëzon në një ambient që i jep atij mundësinë për të qenë startues në baza të rregullta.

8. Richarlison, Watford (11.5 milionë)

Disa raste të humbura ndaj Stokes dhe Chelseat gjatë dy javëve të fundit na kanë bërë të ditur se Richarlisno është larg prej të qenurit i kompletuar, por 20 vjeçari brazilian ka kapacitetin dhe vetëbesimin për t’u bërë një prej yjeve të projektit të Marco Silvas.

Tri gola dhe dy asistime nga nëntë ndeshje si startues është një statistikë e jashtëzakonshme për një lojtar në një vend e kampionat të ri ehe pse ka shenja që pritjet e ekzagjeruara po bëhen më të mira për të. Në ndeshjet ndaj Evertonit dhe Stokes, ai ishte nervoz në disa driblime dhe finalizime të aksioneve.

STATISTIKA kyçe: 39 për qind e sulmeve të Watfordit kanë shkuar në krahun e majtë këtë sezon (përqindja e tretë më e lartë këtë sezon në kampionat) duke reflektuar se si bashkëlojarët e Richarlison po ia besojnë atij topin.

Në fund të fundit, Richarlison është tejet i talentuar dhe ofron qasje të drejtpërdrejt e shpejtësinë që është një mungesë evidente në skuadrën e Watfordit.

7. Mario Lemina, Southampton (18 milionë)

Lojtarët në nivelin e Leminas është tejet vështirë t’i gjeni. Qetnësia e tij, por distribuimi cinik i topit me bazë në mesfushë ka qenë pa dyshim një prej gjërave më të mira që i ka ndodhur Southamptonit këtë sezon. I fortë në ndërhyrjet e tij dhe i shpejtë në rikuperimet e topave të humbur, Lemina po i zhvillon krejt cilindrat e ekipit nga St. Mary.

STATISTIKA kyçe: Saktësia e pasimeve të Leminas (91.1%) është më e larta se e secilit lojtari tjetër që nuk është mbrojtës në Ligën Premier.

Vetëm si 24 vjeçar, ai vazhdon të mësojë për Ligën Premier, e ish mesfushori i Juventusit natyrisht se do të bëhet më i mirë. Ai ka potencialin që ta bëjë veten një prej mesfushorëve më të mirë në Angli dhe ish mesfushori i Juventusit natyrisht se do të bëhet edhe më i mirë. Ai ka potencialin për ta shndërruar veten në një prej mesfushorëve më të mirë në Angli në fund të sezonit 2017/2018.

6. Davinson Sanchez, Tottenham Hotspur (42 milionë)

Teksa po adaptohet në futbollin anglez pasi mori edukimin në futbollin holandez nuk është asnjëherë lehtë – pyesni për këtë Vincent Janssenin. Duke parë që Sanchez është vetëm 21 vjeç, ai arriti për një shumë të jashtëzakonshme dhe nuk pati fare parapërgatitje sezonale me Mauricio Pochettinon dhe është fakt që ai shpejt arriti të futet në trion mbrojtëse të Tottenhamit.

 

STATISTIKA kyçe: Saktësia e pasimeve të Sanchezit (93.6%) është e dyta më e mira pas John Stonesit në Ligën Premier.

Sanchez është edhe i fortë edhe i shpejtë, duke shtuar mobilitetin në qendër të mbrojtjes të cilën Eric Dier nuk ishte në gjendje ta ofronte sezonin e kaluar. Ish-mbrojtësi i Ajaxit nuk ka qenë ende në kryetitujt e tabloideve angleze, por nëse jo gjë tjetër, kjo tregon për tranzicionin e lehtë të tij me jetën në Londër. Sanchez duket thua se ka qenë pjesë e mbrojtjes së Tottenhamit me vite.

5. Romelu Lukaku, Manchester United (75 milionë)

Kur Mourinho tha se “Romelu është një prej lojtarëve që duhet të jenë të paprekshëm me respekt ndaj të tjerëve” më herët gjatë javës, ai ka pasur esencë në këtë deklaratë. Vetëm Leory Sane ka shënuar dhe ka asistuar më shumë në Ligën Premier se sa Lukaku. Ai ka fituar më së shumti duele ajrore (3.8 për ndeshje) se sa në krejt pesë sezonet e tij të mëparshme në Ligën Premier. Në aspektin e krosimeve, pasimeve të kompletuara, saktësisë në pasime dhe asistimeve, ai është i barabartë ose madje më i mirë se sa Harry Kane.

Statistikat jo domosdoshmërisht reflektojnë gjërat që ndodhin në fushë, por është me rëndësi që të merren parasysh ato kur flitet për Lukakun në mënyrë të pastërt, sepse shumë prej punës së tij shkon pa u vërejtur – e ndonjëherë kjo duket se bëhet qëllimisht. Belgu aktualisht po vuan për vetëbesim me gjashtë ndeshje pa shënuar gol, por nuk do të zgjasë edhe shumë.

STATISTIKA kyçe: Lukaku ka tri asistime dhe shtatë gola në 10 ndeshje në Ligën Premier me Unitedin.

Lukaku ishte transferuar për të shënuar gola ndaj skuadrave kokëforte dhe të papërshtatshme të mesit të tabelës. Ai po e bën këtë punë në mënyrë të përkryer.

4. Sead Kolasinac, Arsenal (transfer i lirë)

Nuk mori shumë kohë për Kolasinacin që ta katapultojë veten te tifozët e Arsenalit si një prej më të preferuave pasi që ai është mbrojtësi agresiv me mendësi ofensive që këtij ekipi i ka munguar. Rikthimi i Arsenalit në javën e parë ndaj Leicesterit ishte definuar nga posedimi spektakolar i topit nga boshnjaku, duke thyer vijën e parë të mbrojtjes së Leicesterit dhe duke nxjerrë bashkëlojtarët nga një situatë shumë e papërshtatshme.

STATISTIKA kyçe: Asnjë lojtar i Arsenalit nuk ka pasur numër më të madh të golave dhe asistimeve (5) në të gjitha garat se sa Kolasinac për kët sezon.

Kolasinac i ka marrë ndeshjet nga vështirësitë dhe performanca e fundjavës së kaluar ndaj Swanseas ishte më e mira deri tani. Pranë disavantazhit prej 1-0, 24 vjeçari shënoi gol dhe asistoi për të kthyer ndeshjen. Arsene Wenger duket se më në fund ka gjetur liderin e tij të madh që është në gjendje të ngrisë tifozët në këmbë dhe të ndryshojë formën e një ndeshje të komplikuar të kampionatit anglez.

3. Pascal Gross, Brighton (3 milionë)

Mesfushori 26 vjeçar gjerman, i transferuar nga Ingolstadti, ka qenë zbulim i ri për skaudrën e Chris Hughton këtë sezon. Gross u përdor si numër 10 në formacionin 4-4-1-1 edhe pse ai tenton të zhvendoset përkrah sulmuesve Glenn Murray dhe të depërtojë në hapësira si sulmues i dytë (ngjashëm sikurse Dele Alli i Tottenhamit.

STATISTIKA kyçe: Gross ka shënuar dhe ka asistuar në 70% të 10 golave të Brightonit në Ligën Premier këtë sezon.

Në mënyrë të pabesueshme, Gross tashmë ka pesë asistime dhe dy gola në Ligën Premier këtë sezon, duke e bërë atë statistikisht mesfushorin më të rrezikshëm i cili nuk luan për klubet nga Mançesteri. Katër ose pesë asistime kanë qenë të mrekullueshme, krosime artistike në zonëne penaltisë (duke bërë që të shënohen katër gola me kokë), e që e nënvizon sa i rëndësishëm ai do të vazhdojë t ë jetë përgjatë sezonit. Golat nga ndërprerjet dhe krosimet e shpeshta kanë qenë rëndom pjesë e taktikave të Hughton.

2. Mohamed Salah, Liverpool (36.9 milionë)

Nuk është befasi që Salah, i cili ka shënuar dhe asistuar në 29 gola të Romës në të gjitha garat sezonin e kaluar, të shkëlqejë edhe për Romën. Drejtpërdrejtësia e tij në posedim dhe shpejtësia në krah e bëjnë atë partnerin e përkryer për Sadio Manen dhe lojtarin shumë të përshtatur në taktiktën e presingut kundërsulmues të Jurgen Klopp.

Me edukimin që e ka marrë te Chelsea, Salah nuk ka pasur nevojë që të adaptohet në Ligën Premier, ai tashmë ka 10 gola në 16 parqitje në të gjitha garat për Liverpoolin.

STATISTIKA kyçe: Salah është top golashënuesi në Ligën e Kampionëve në mesin e lojtarëve që s’janë sulmues, me plot 4 gola.

Ardhja e Salahut po ashtu ka liruar Coutinhon që të luaj në rol më të thellë në mesfushë, që do të thoit se ai mund të thyejë vijën e parë mbrojtëse të kundërshtarëve dhe të ndihmojë Liverpoolin që të përmirësojë një problem afatgjatë: Si të thyhen ekipet që mbrohen me 10 lojtarë.

1. Ederson, Manchester City (35 milionë)

Ritja e portierit brazilian të Manchester Cityt ka qenë e jashtëzakonshme. Ederson ka hyrë në ekipin e parë të Benficas në mars të vitit 2016, opr tashmë është një prej portierëve më të mirë në Evropë, duke marrë komplimente nga të gjitha anët për distribuimin e tij të pabesueshëm.

Në raste të panumërta këtë sezon, 24 vjeçari ka pranuar pasime të rrezikshme nga mbrojtësit nën presion nga kundërshtarët shumë të shpejtë dhe të mirë në presion, duke mbajtur topin qetësisht në mesin e tyre dhe duke ricikluar posedimin. Ai shpejt po bëhet një prej pikave të rëndësishme të taktikave të dominancës me posedim, duke parandaluar kundërshtarët agresive që të pengojnë ritmin e ekipit të Guardiolas

STATISTIKA kyçe: Ederson me suksesin e tij prej 83.7 për qind të pasimeve e bën atë të parin në mesin e portierëve dhe të 69-tin në mesin e të gjithë lojtarëve në Ligën Premier. Portieri i dytë më i mirë në këtë aspekt është Thibaut Courtois me 70 për qind dhe në përgjithësi është i 211-ti.

Vija e lartë e mbrojtjes së Cityt do të thotë se aftësitë tradicionale të portierit në Edersonin rrallë do të testohen (ai ka bërë vetëm 10 interevenime këtë sezon, më së paku në krejt kampionatin), por ajo goditja e guximshme me kokë teksa Sadio Mane ngriti këmbën lart tregon se ai është më shumë se sa një lojtar i mirë teknik.

(Kosova Sot)