Vazhdon interesimi i Interit për Pastoren

  • 07 November 2017 - 15:23
Vazhdon interesimi i Interit për Pastoren

Interi ka shfaqur interesim për yllin e Paris Saint-Germainin, Javier Pastore.

Argjentinasi mund të jetë pjesë e një marrëveshje shkëmbyese me Joao Marion.

Interi ka bërë një fillim të mirë të sezonit, edhe pse ende me masa ndaluese nga rregullat financiare të FIFA-s, por ata do të lejohen të shpenzojnë gjatë janarit.

Por, argjentinasi nuk është lojtari i vetëm që zikaltrit po e ndjekin, në radarin e klubit nga Milanos është edhe Ramires.

Braziliani pritet të huazohet nga klubi kinez, Jiangsu Suning, i cili është në pronësi të Suning Group (pronarët e Interit).

Sipas Corriere dello Sport, Walter Sabatini dhe Piero Ausilio janë të ‘çmendur’ pas Pastores.

Kjo pasi ata besojnë se lojtari do të përshtatej në mënyrë perfekte në idetë e Luciano Spallettit. 

(Kosova Sot)