Schick trondit Romën: Largohem për këto tri skuadra

  • 07 November 2017 - 16:58
Schick trondit Romën: Largohem për këto tri skuadra

Patrick Schick e ka pranuar se mund ët largohet nga Roma, për në skuadër më të madhe, e cila paguan edhe më shumë para

Sulmuesi i Romës, Patrick Schick po vazhdon të ketë probleme shëndetësore, duke qëndruar shumicën e kohës jashtë fushave të gjelbra.

Por, edhe pse ende nuk ka bërë ndonjë impakt në skuadrën e re, ai thotë se mund të largohet nga aty nëse ka ofertë nga Real Madrid, Barcelona ose Manchester United, të cilat do të paguanin edhe pagë më të madhe.

“Paratë? I marr si motivim dhe shpresoj se pas pak vitesh do të luaj për një skuadër më të madhe, ku logjikisht do të paguhesha më shumë”, tha Schick për Reporter Magazine.

“Nuk ka shumë skuadra më të mëdha se Roma, por janë disa klube. Le të themi Real Madrid, Barcelona dhe Manchester United”, tha në fund Schick.

Image

 

(Kosova Sot)